Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ka ndodhë nga tri ditë s’i kam pa fëmijët e mi”, Sylë Hoxha tregon jetën në Prizren gjatë dekadës së çlirimit (VIDEO)

NULL NULL
13.10.2023 19:51

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ku si rrallë herë trajtoi edhe tema të tjera përveç drejtësisë.

Si një veprimtar i devotshëm në Prizren gjatë dekadës së çlirimit 1989-1999, ai ka treguar zhvillimin e jetës në këtë komunë.

Siç u shpreh Hoxha, falë një organizimi të jashtëzakonshëm në Prizren arritën të ndihmonin shumë familje, e po ashtu ia dolën që të ndihmonin edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Njerëzit tanë, donatorët tanë, qytetarët e ndryshëm më pyesnin Sylë a kanë shkollat dru për nxemje, jo nuk kanë, qe sa kamionë të duhen. I çojshin kamionët me dru me ia siguru nxemjen nxënësve. Vinte nata e Bajramit thoshin kaq qese t’ua dërgojmë arsimtarëve. Ky ishte solidaritet. Ky ishte plebishit, nuk ishte rastësi por disponim që e mbajti jetën gjallë edhe këtu te ne”, u shpreh ai.

“Njerëzit lëshuan shtëpitë e tyre për shërbime mjekësore e për shkolla. Këtu në Prizren, në Arbanë, do ta dalloja familjen Martinaj. Këta e kanë mbajtë shkollën e Arbanës. Një herë isha mysafir te tashmë i ndjeri Kamber Martinaj dhe po i tregoj që Drenica ka nevojë për ndihma, a beson që për një mbrëmje m’i kanë dhënë 5 mijë marka gjermane. Brenda javës i kam tubu 200 mijë marka gjermane të cilat kanë shku në Fond të Solidaritetit në kuadër të LDK-së të cilin e ka udhëheq Hamdi Gërvalla”.

Ndër tjera, ish-veprimtari po ashtu tha se qytetarët e mërgimtarët nuk ngurran të shprehnin ndihmën e tyre edhe me mjete financiare.

Megjithatë, Hoxha tha se pavarësisht që ia dolën, i gjithë ky mund ka qenë një sakrificë për të cilën ndjehet shumë krenar.

“Kjo ka qenë një sakrificë. Nuk ka qenë lehtë as për mua. Ka qenë një vullnet që nuk e di tash a kisha mujtë me e bë, jo për shkak të moshës, por për shkak të rrethanave. Nganjëherë vetë çuditem, sepse më ka ndodhë që nga tri ditë nuk i kam parë fëmijët e mi. Në mëngjes i kam lënë në gjumë, jam kthyer vonë në orët e mbrëmjes, si kam gjet, nga tri ditë më ka ndodh as s’kam mujtë me i pa, as s’më kanë thënë mirëmëngjesi e as mirëmbrëma”, tregoi ndër tjera Hoxha në FAKTE me Adnan Merovcin.

Ai gjithashtu rrëfeu edhe disa detaje të tjera rreth qytetit të Prizrenit gjatë kësaj periudhe, të cilat mund t’i dëgjoni këtu:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.