Ka lidhje të qartë mes AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut, thotë zyrtari i EMA

Ka lidhje të qartë mes AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut, thotë zyrtari i EMA

NULL NULL
1 week më parë

Një zyrtar nga Rregullatori Europian i Barnave (EMA) ka thënë se beson që ka një lidhje në mes të vaksinës AstraZeneca dhe rasteve jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së gjakut te ata persona që kanë marrë dozat.

Në një intervistë për gazetën italiane “Il Messaggero”, kreu i strategjisë së vaksinave në EMA, Marco Cavaleri, ka thënë se “është e qartë se ka lidhje me vaksinën”, por se kishte ende paqartësi se çka saktësisht po e shkakton një reaksion të tillë, njofton Klan Kosova.

Cavaleri ka thënë se në mesin e të vaksinuarve më të rinj ka pasë raste më shumë të trombozës se që ishte pritur .

Ai sugjeroi që EMA duhet të lëshojë një deklaratë për këtë situatë.