“Ka gabu në operacion e nuk na ka tregu…”/ I biri akuzon urologun Fatos Shukriu se “ia mbyti” babain (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 01.07.2025 19:42 nga Florentina Hoti 01.07.2025 19:42 Ishte viti 2022, kur një lajm për kryefamiljarin e tyre do trondiste familjen Krasniqi nga Shiroka e Suharekës. Fadil Krasniqi, si më i vjetri i asaj familje, ishte diagnostikuar me kancer të fazës së parë në fshikëzën urinare. Pas këtij lajmi, problemet shëndetësore nuk po i ndaheshin atëkohë 69-vjeçarit, raporton Kiks Kosova. Pas shumë konsultimesh me mjekët, të birit Bekimit i ishte thënë që babanë do duhet të e operojnë. 69-vjeçari kishte edhe probleme të tjera shëndetësore, andaj në bisedim me kardiologun e anesteziologun, u dha vendim që ai assesi nuk guxon të marrë anestezion total. Një komplikim do shfaqej gjatë operacionit, i cili zgjati 7 orë. Urologu Fatos Shukriu, i cili po kryente operacionin, gjatë ndërhyrjes i kishte shpërthyer fshikëzën urinare pacientit Fadil Krasniqi. Me të ndodhur ky komplikim, ata detyrohen që 69-vjeçarit të i bëjnë anestezion total në mes të operacionit. Me krejt çka kishte ndodhur në operacion, urologu nuk e kishte njoftuar asnjëherë familjen Krasniqi. Informatat se ai komplikim kishte ndodhur, ata i morën një ditë pas nga kolegët e urologut. Kur i biri i Fadilit, Bekimi e ballafaqoi urologun me atë se çka kishte bërë, ai e pranoi komplikimin e ndodhur duke thënë se ndodhi pasi që babai i tij ishte kollitur gjatë operacionit. Pas kësaj përballjeje, Bekimi për KIKS Kosovën tha se sjellja e urologut ndaj tyre ishte arrogante. Pas atij gabimi që sipas familjes u bë nga urologu, problemet shëndetësore të Fadilit ishin të shumta. Ndiqeni të plotë kronikën për këtë rast: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.