Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ka bo ekspertizë mjeku që vetë ka qenë i dënuar”/ Avokati Sylë Hoxha liston shkeljet e procesit hetimor (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 01.07.2025 19:49
Foto ilustruese

Një operacion për fshikëzën urinare, e afroi me vdekjen një 71-vjeçar nga Shiroka e Suharekës.

Ndonëse kishte kancer, ai kishte hyrë në operacion mirëpo një komplikim gjatë atij procesi i kishte kushtuar shtrenjtë.

Ai komplikim i cili sipas familjes Krasniqi, ndodhi si pasojë e gabimit mjekësor të urologut Fatos Shukriu, i kishte keqësuar edhe më tutje gjendjen 71-vjeçarit, raporton Kiks Kosova.

Fadil Krasniqit i ishte përhapur edhe më shumë kanceri në trup dhe i kishte kaluar në metastazë, gjë e cila ia solli edhe vdekjen.

Për këtë fatkeqësi që u kishte ndodhur, i biri Bekim Krasniqi kishte marrë rrugën e drejtësisë.

Nën mbrojtjen e avokatit Sylë Hoxha, familja Krasniqi po akuzon urologun Fatos Shukriu për “Trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.

Njëjtë sikurse Bekimi, ankesa për këtë proces që po zhvillon Prokuroria Themelore në Prizren pati edhe mbrojtja e tij.

Për KIKS Kosovën, ai tregon se edhe përkundër fakteve, prokurori kishte hedhur poshtë kallëzimin penal.

Pas ankesës së Sylë Hoxhës, Apeli thotë se e ka konsideruar me vend ankesën e tij dhe ka rikthyer lëndën në rishqyrtim.

Për KIKS Kosovën, avokati Hoxha thotë se së pari ngriti zërin sepse ekspertiza mjekësore ishte kryer nga vetëm një mjek.

E tronditës qe fakti kur mbrojtja e familja Krasniqi kuptuan që mjeku që përpiloi ekspertizën mjekësore, para pak kohësh vetë ishte dënuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Tani kur Apeli e ka kthyer në rishqyrtim lëndën, Hoxha thotë se nga prokurori i është thënë se po punohet në atë drejtim edhe një herë.

Avokati Sylë Hoxha për KIKS Kosovën tha se e kupton ngarkesën e institucioneve mirëpo rasteve si këto do duhej të u jepet përparësi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.