Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

J’von McCormick shpallet MVP i javës në Superligë

NULL NULL
16.03.2026 22:51

J’von McCormick është shpallur MVP i javës në ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll, pas paraqitjes së jashtëzakonshme në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij ndaj Sigal Prishtina.

Basketbollisti i KB Rahoveci 029 ishte lojtari më i dalluar i xhiros, duke udhëhequr “Vreshtarët” drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në garën për pozitat në tabelë. Ai e përfundoi takimin me 31 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime, duke regjistruar indeksin më të lartë të javës – 27.

Gara në elitën e basketbollit kosovar po bëhet gjithnjë e më interesante, me çdo ndeshje që ka peshë të madhe për renditjen përfundimtare dhe garën drejt plejofit.

Top 5 i javës në Superligë: 1.J’von McCormick (Rahoveci 029) 31 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi 2.Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 28 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi 3. Shaquan Jules (KB Bora) 18 pikë, 10 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi 4.Ja’cori Payne (KB Trepça) 17 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 22 indeksi 5.Mustapha Amzil (KB Trepça) 23 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi./Klankosova.tv

lajme të ngjashme