Juventusit i hiqen 10 pikë NULL NULL 22.05.2023 21:27 22.05.2023 21:27 Juventus rrezikon seriozisht garat evropiane. Kjo pasi që Gjykata Federale e Apelit, mori vendim që t’ia heq 10 pikë. Tani nga vendi i dytë, “Zonja e Vjetër” bie në vendin e shtatë. Klubi “bardh e zi” nga 69 pikë sa kishte tani do t’i ketë 59 pikë. Skuadra nga Torino ishte e përfshirë në skandalin e “fitimeve kapitale”. Ndërsa, Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano, u liruan nga akuzat. Juventusi tani do të duhet të presë arsyet nga Gjykata Federale e Apelit, e cila mund të arrijë në fund të majit, në mënyrë që ata të mund të apelojnë në Bordin e Garancive të CONI-t, shkruajnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv Pasi të jenë marrë motivimet, ankesa mund të paraqitet nga Juventusi brenda disa javësh/Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 14 orë më parë