Juventusi gjen zëvendësuesin e Bremerit NULL NULL 14.10.2025 11:21 14.10.2025 11:21 Bremer Bremer do të qëndrojë jashtë për dy muaj. Te Juventusi janë të vetëdijshëm se si braziliani ashtu edhe Juan Cabal do të kenë luhatje, rikthime dhe ndalesa të reja. Për këto arsye, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” gjatë 2-3 muajve të ardhshëm do të kenë vëmendje të veçantë edhe për qendërmbrojtësit. Emri i parë për “Bianconerët” është Milan Škriniar. Slovaku 30-vjeçar është një ide që ishte shqyrtuar edhe në korrik. Pas tetëdhjetë ditësh kur të hapet merkato e dimrit do të kuptohet nëse mund të bëhet diçka më shumë, edhe në varësi të gjendjes pas operacionit të Bremer. Škriniar gjatë verës që lamë pas u transferua nga PSG te Fenerbahçe për 7 milionë euro pasi që ishte i huazuar te klubi turk./Klankosova.tv