Juventusi e mposht Milanin në miqësore NULL NULL 28.07.2023 08:36 28.07.2023 08:36 Juventusi e ka mposhtur Milanin, në një miqësore të zhvilluar në Amerikë. Golin e parë në ndeshje e realizoi Malick Thiaw në minutën e 23’. Teksa rezultatin e barazoi Danilo në minutën e 33’. Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Olivier Giroud e kaloi sërish në epërsi Milanin. Në pjesën e dytë, Daniele Rugani e barazoi rezultatin në minutën e 48’. Më gola nuk pati në kohën e rregullt dhe fituesi u përcaktua në gjuajtjet e penaltive. Aty, skuadra e Juventusit ishte më e saktë, pasi nga gjashtë penalltitë katër i realizuan dy i humbën. Ndërkohë, skuadra e Milanit realizoi tri dhe huqi tri të tjera. /Klankosova.tv.