Juventus troket në derën e Bayern Munich NULL NULL 08.10.2025 15:29 08.10.2025 15:29 Skuadra italiane Juventus, është duke menduar tani që të përforcohet për edicionin e ardhshëm. Sipas Tuttosport, Juventusi po e vlerëson me kujdes Raphael Guerreiron. Kontrata e mbrojtësit të Bayern Munich skadon në qershorin e ardhshëm, por ai nuk duket se është i interesuar ta rinovojë, duke pasur parasysh se tani është jashtë projektit të Vincent Kompany. Portugezi mund të jetë një zgjidhje e mirë për të mbushur boshllëkun në skuadër dhe për t’i dhënë Cambiasos pak hapësirë për të marrë frymë. I gjithanshëm dhe me cilësi të lartë, ai mund të luajë si mbrojtës i krahut dhe si mesfushor qendror. Gjermanët mund të hapin një transferim që në afatin e janarit për të shmangur humbjen e tij falas gjashtë muaj më vonë.