Juventus – Real Madrid 2:1 NULL NULL 05.05.2015 22:41 05.05.2015 22:41 Juventus ka arritur të mposhtë Real Madridin në ndeshjen e pare gjysmefinale te Champions League me rezultat 2:1. Loja ishte shumë dinamike dhe karakterizohej me raste të shumta nga të dyja palët. Në minutën e 9-të të ndeshjes Morata i dha epërsinë skuadrës së Juventusit, pas kësaj nuk vonoi shumë dhe shifrat në 1:1 i barazoi Cristiano Ronaldo. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë e takimit. Në pjesën e dytë të lojës Carlos Tevez nga pika e bardhë e kaloi në epërsi përsëri ekipin nga Torino. Pjesa tjetër e lojës pothuajse i takoi Real Madridit, që u mundua të barazoje shifrat. Gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Bernabeu. https://youtu.be/GesaRBNVXFk *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.