Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Juventus fiton me përmbysje kundër Spezias (VIDEO)

NULL NULL
22.09.2021 20:26

Juventus ka arritur të triumfojë kundër Spezias me përmbysje 2-3, në kuadër të javës së pestë në Serie A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Moise Kean në minutën e 28-të, por më pas Gyasi e barazoi për Udinesen, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Udinese kaloi për herë të parë në ndeshje në epërsi me anë të Antiste në minutën e 48-të, kurse e barazoi për Juventusin, Federico Chiesa në minutën e 66-të, teksa golin e fitores për Juventusin e shënoi Mathijs de Ligt në minutën e 72-të.

Kjo është fitorja e parë në Serie A për Juventusin, pas pesë ndeshjeve.

Juventus pas kësaj fitore pozicionohet në pozitën e 12-të, me pesë pikë teksa Spezia në të 16-të, me katër pikë. /Klankosova.tv/.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.