Juventus e Liverpool, më të denjat për Euro 2016-ën NULL NULL 01.06.2016 19:15 01.06.2016 19:15 Me nga 12 lojtarë secila, aq sa të kenë formacionin e tyre në fushë dhe me nga 1 lojtar rezervë, Juventus dhe Liverpool janë skuadrat më të përfaqësuara në Francë 2016. Pas tyre vjen Totenham, e cila ka 11 lojtarë që do të luajnë këtë Europian dhe Manchester United me 10 lojtarë. 5 lojtarë të Liverpool janë grumbulluar në kombëtaren angleze: Lallana, Clyne, Milner, Henderson dhe Sturridge. Ndërsa 7 lojtarët e tjerë të të kuqve që do luajnë këtë europian janë: Skrtel (Sllovaki), Ward e Allen (Uells), Emre Can (Gjermani), Mignolet, Origi e Benteke (Belgjikë). Ndërsa Juventus përfaqësohet nga 6 lojtarë në kombëtaren italiane: Buffon, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Sturaro dhe Zaza. Nga bardhezinjtë do të luajnë në Euro 2016 edhe francezët Evra dhe Pogba, gjermani Khediara, spanjolli Morata, zvicerani Lichtsteiner dhe kroati Mandzukic./TopChannel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.