Juve kampion matematikisht NULL NULL 02.05.2015 20:21 02.05.2015 20:21 Tashmë është zgjedhur edhe matematikisht dilema për titull në Itali. Ky është trofeu i parë i Juventusit në këtë sezon të garave, derisa Juve lufton edhe për trofeun e Champions Leagues. Gjiganti italian, Juventus edhe matematikisht është kampion i Italisë. Zonja e Vjetër sonte në udhëtim mundi Sampdorian, me rezultat 0-1, rezultat ky që u mundëson torinezëve ta mbroj titullin e kampionit. Juve tani ka 79 pikë, 17 pikë më shumë së Lazio dhe tani lirisht mund të nisin festën e titullit të kampionit. Skuadra e Masimiliano Allegrit edhe në sfidën kundër Sampdorias kanë zhvilluar lojë mjaft të mirë, ndërsa Arturo Vidal në minutën e 32-të shënoi golin e fitores. Ky është trofeu i parë i Juventusit në këtë sezon të garave, derisa kjo skuadër është në garë edhe për trofeun e Champions Leagues, ku në mesjavën që vjen do të përballet me Real Madridin në kuadër të gjysmëfinales së kësaj garë elitare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.