Juve i vë çmimin Tevezit NULL NULL 13.06.2015 16:18 13.06.2015 16:18 Juventusi i ka vënë çmimin argjentinasit Carlos Tevez prej 15 milionë funtave për të gjitha ato klube që janë të interesuara për të. Tevez ka qenë në syrin e shumë klubeve evropiane dhe atyre jashtë saj. Liverpool, Paris Saint-German, Boca Juniors dhe Atletico Madrid janë disas prej tyre. Më seriozët kanë qenë The Reds të cilët janë duke përcjellur situatën me shumë kujdes. Edhe Tevez është raportuar se dëshiron një aventurë të re, ndërsa për këtë njëra nga ekipet që janë të interesuara për të duhet të paguajnë 15 milionë funta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.