Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jusuf Kryeziu, 90-vjeçari që ka prekur majat më të larta të bjeshkëve të Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
04.11.2022 11:45

Rreth 40 vjet më parë ishte njëri ndër mësuesit më të dashur në qytetin e Pejës. Me përkushtim e dashuri, ka arsimuar shumë breza.

Është ky Jusuf Kryeziu, ky 90-vjeçar u bë viral me ngjitjen e tij në majën e Gjeravicës, pika më e lartë në Kosovë. Kryeziu, pasi u pensionua si mësimdhënës, ai ka gjetur një pasion të fshehtë i cili po e bën të ndjehet sikur djalë i ri.

Ngjitja në majat më të larta të bjeshkëve të Kosovës dhe regjionit është bërë kënaqësia e tij shpirtërore.

Pavarësisht se është 90-vjeçar, memoria e tij është shumë e freskët, madje mbanë mend edhe shumë vjersha, e njëra ndër ato është për pyllin. Për rreth 30 vjet aq shumë është lidhur me bukuritë natyrore sa që ato i shijon në çdo aspekt.

Për më shumë, ndiqeni videon poshtë:

 

lajme të ngjashme