Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Justin Bieber paralajmëron këngën e re (FOTO)

NULL NULL
27.05.2019 10:00

Pas vitit 2017 kënga e parë e Justin Bieber është “I don’t care” në bashkëpunim me Ed Sheeran.

Mirëpo dje Bieber publikoi një fotografi në studion e tij muzikore bashkë me gruan e tij, Hailey Baldwin, transmeton Klan Kosova.
25-vjeçari e ka publikuar një bardh e zi në Instagram të dielën, gjersa tregoi se është duke punuar në një projekt të ri me përkrahjen e bashkëshortes, modeles 22 vjeçare.

“Koha për studio”, e ka përshkruar imazhin pranë Baldwin.

Pas një mungese të gjatë, Justin është shfaqur në koncerte në muajin prill në Festivalin Coachella, duke i befasuar fansat me një performancë të mahnitshme. “Kjo është hera e parë që unë jam në skenë pas dy vitesh. Më duhej të kthehem sërish, në mënyrën time. Ndër tjerash, albumi im po vjen”, kishte thënë Justin.

Kujtojmë se Bieber kohëve të fundit ka pasur një periudhë të vështirë jetësore në luftën kundër depresionit.

View this post on Instagram

Studio vibes.. with my studio chicka ..

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

lajme të ngjashme