Jurgen Klopp mohon zërat për Real Madridin: Asnjëherë s’kam marrë ftesë NULL NULL 24.03.2026 08:59 24.03.2026 08:59 Trajneri gjerman, Jürgen Klopp ka hedhur poshtë spekulimet e fundit që e lidhnin me një kalim te Real Madrid, duke i cilësuar ato si “tërësisht të pavërteta”. Në një deklaratë për media, ish-trajneri i Liverpool theksoi se nuk ka pasur asnjë kontakt apo ofertë nga klubi madrilen. “Nuk është e vërtetë. Nuk kam marrë kurrë ndonjë ftesë nga Real Madridi. Këto janë vetëm spekulime, nuk kanë lidhje me realitetin”, është shprehur Klopp. Ditët e fundit, mediet evropiane kishin raportuar për një interes të mundshëm të klubit spanjoll ndaj trajnerit gjerman, duke e përmendur atë si një nga kandidatët potencialë për të ardhmen e stolit. Megjithatë, reagimi i Klopp i ka shuar këto zëra, duke konfirmuar se aktualisht nuk ekziston asnjë lidhje mes tij dhe gjigantit spanjoll.