Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jurgen Klopp komenton golin e Alisson Becker

NULL NULL
16.05.2021 22:56

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, mbeti i habitur nga portieri i skuadrës së tij, Alisson Becker pasi ai shënoi golin e fitores kundër West Brom të dielën.

Reprezentuesi brazilian shënoi me kokë në këndin e djathtë të portës në minutën e 95-të për rezultatin 2-1 në “Hawthorns” për të mbajtur gjallë shpresat e skuadrës së tij për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, përcjell Klan Kosova.

Alisson është portieri i parë që shënon një gol të vlefshëm për “The Reds” dhe Klopp u habit nga mënyra se si ai doli për të bërë ndryshimin në ndeshjen vendimtare.

“Wow, ishte fantastike. Ishte spektakolare dhe një lojë e mirë,” tha Klopp për “BBC Sport”.

Klopp, e ka cilësuar ndeshjen si të ndërlikuar, dhe është një mënyrë e veçantë të fitosh në këtë mënyrë.

“Çfarë momenti! Ky është deri tani momenti kryesor. Shpresoj të kemi kohë për një tjetër moment të rëndësishëm këtë sezon. Ishte një lojë e ndërlikuar. Të fitosh në atë mënyrë është vërtet e veçantë. Nuk mund të isha më i lumtur në këtë moment”, tha Klopp.

Trajneri i “Reds”, e konsideroi si goli më i mirë që ka parë nga një portier.

“Është goli më i mirë që kam parë të shënuar nga një portier! Kështu bëjnë sulmuesit. Nëse Olivier Giroud shënon kështu thua se është një yll botëror!”, shtoi Klopp.

Po ashtu, trajneri gjerman u mahnitë me tekniken e mirë të portierit brazilian.

“Ishte një goditje e pabesueshme, unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë, teknikë aq të mirë. Nuk isha i sigurt se çfarë po shihja”, tha në fund Klopp.

 

lajme të ngjashme