Jurgen Klopp flet pas debatit me Salah NULL NULL 28.04.2024 09:01 28.04.2024 09:01 Humbjet nga Crystal Palace dhe Everton – kanë shuar shpresat për një titull të dytë të Premierligës nën drejtimin e gjermanit, ndërsa “Reds” janë jashtë Kupës FA dhe Europa League pas humbjeve shokuese ndaj Manchester United dhe Atalantas, njofton Klankosova.tv Derisa, me tension u zhvillua edhe ndeshja e së shtunës ndaj West Ham, Mohamed Salah dhe trajneri Jurgen Klopp kishin një përplasje gjatë kohës sa sulmuesi egjiptian ishte duke u futur në lojë. U desh edhe ndërhyrja e sulmuesit Darwin Nunez që të qetësonte gjakrat mes tyre. Pas incidentit ka folur trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili tha se kishte pasur një bisedë pas rastit me Salah. “Ne folëm tashmë në dhomën e zhveshjes. Për mua ka përfunduar”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv