Junik: Ndalohen 12 të dyshuar për bixhoz të paligjshëm NULL NULL 12.02.2026 08:32 12.02.2026 08:32 Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Junik, ka njoftuar se pasmesnate ka siguruar informacion se nё njё lokal në Junik, disa persona janё duke zhvilluar veprimtari tё kundërligjshme tё lojërave tё fatit. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes, gjatё kontrollit janё gjetur dhe janë sekuestruar, tё holla nё shumёn 1040 euro, letra bixhozi dhe dёshmi tjera, transmeton Klankosova.tv “Dymbёdhjetё personat e dyshuar janё arrestuar dhe pas inetrvistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftimin për media.