Juli rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3 (VIDEO) NULL NULL 17.12.2024 18:09 17.12.2024 18:09 Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, edicioni i parë, Juliana Nura rikthehet në shtëpinë më të famshme në vend. E njëjta për pak momente do të futet brenda shtëpisë me një mision të veçantë, transmeton Klankosova.tv. Me një super energji si gjithmonë, Juli paralajmëron shumëçka në të gjitha ekranet e miliona shikuesve. “Pas pak, shihemi në Big Brother VIP Kosova! Nana e strategjisë së lojës së Big Brotherit hyn për pak, kështu që rrini para televizoneve tuaja, unë kam me hi nëpër shtëpitë tuaja përsëri. Ju dua shumë, keni me pa një super Juli me shumë energji si gjithmonë edhe kam me i bë qata pak me fol me veten.”, tha Juli në një prononcim. Për më shumë detaje, shiheni videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.