Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jugu në grevë, pranon veç emergjenca (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 12.09.2022 20:18

Puna e E-kioskut para Komunës së Mitrovicës u shtua së fundi.

Qytetarët për të marrë dokumentet e gjendjes civile po shfrytëzojnë këtë pajisje pasi brenda stafi është në grevë. Për pakënaqësinë e punonjësve deri tash nuk kishin dëgjuar të gjithë mitrovicasit.

Nga Sindikata e Punonjësve mitrovicas, thonë se orarin e mbajnë të rregullt, por shërbime kryejnë veç për rastet me urgjencë.

Shërbyesit civil, vlerësojnë se kushtet e punës i detyruan që t`i futen grevës.

Bajrami siguroi se të gjitha konkurset e shpallura para grevës do shtyhen deri pas saj, dhe nuk do të dëmtohet askush.

lajme të ngjashme