Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ju ngacmoni, ne i hedhim zjarrit benzinë”, çka i thoshte Shabani oficerit të BIA-s? (VIDEO)

NULL NULL
nga Donjeta Murselaj 07.03.2025 19:47

Arrestimi i dy personave të mërkurën e 5 qershorit të 2024-ës, tronditi vendin.

Bedri Shabani, ish-doganier i Kosovës dhe Muharrem Qerimi, ish-polic, përfunduan në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin për spiunazh, raporton Kiks Kosova.

Dy ish-punonjësit e administratës shtetërore dyshoheshin se kanë punuar si agjentë të Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA).

Një ditë pas arrestimit të tyre, portali “The Geopost”, i cili financohet nga Ambasada Amerikane në Kosovë, publikoi një audio-incizim i cili pretendohej se është një përgjim i një bisede telefonike mes Bedri Shabanit dhe oficerit të BIA-s, Sërgjan Rosiq.

Në këtë audio dëgjohet ish-doganieri i Kosovës, i cili kërkon ndihmën e BIA-s që ai me njerëzit e tij ta kryejnë një punë.

Madje, ai i kritikon kolegët serbë se nuk po veprojnë, por po flenë.

Gjatë kësaj bisede, Shabani rekomandon që dikush të ngacmojë tërthorazi, e më pasi ai me njerëzit e tij t’i hedhin zjarrit benzinë.

Kjo telefonatë u raportua se është realizuar më 24 shtator të 2023-ës, një ditë pas sulmit në Banjskë, kur u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Për detaje tjera, ndiqeni kronikën në vijim:

lajme të ngjashme