Josep Borrell nesër në Kosovë, nis vizitat në Ballkanin Perëndimor NULL NULL 29.01.2020 14:15 29.01.2020 14:15 EPA7001 VIENA AUSTRIA 30 08 2018 - El ministro de Exteriores espanol Josep Borrell atiende a los medios a su llegada a la reunion informal de los ministros de Asuntos Exteriores de la UE en el Palacio Hofburg de Viena Austria hoy 30 de agosto de 2018 EFE Florian Wieser Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrelli, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-së, ai të enjten do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku më pas do të deklarohen për media, transmeton Klan Kosova. Borrelli në Prishtinë do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive politike si dhe ata të organizatave të shoqërisë civile. Kreu i diplomacisë evropiane gjatë kësaj vizite do të lansojë një projekt të financuar nga BE për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë si dhe do ta vizitojë Prizrenin. “Mezi po e pres vizitën time të parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor që tregon përkushtimin tonë ndaj perspektivës së BE-së për rajonin, stabilitetin e tij, sigurinë dhe prosperitetin. do të jetë përparësi gjatë mandatit tim dhe duke pasur parasysh vendosmërinë time personale për të avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja, kam dashur të vizitoj së pari Kosovën dhe Serbinë në rajon”. ” Ka shumë punë të rëndësishme përpara duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë zyrtari i lartë evropian në prag të vizitës në vendin tonë. Pas Prishtinës, spanjolli do të udhëtojë për në Beograd ku edhe atje do të ketë takime me liderë politikë përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, takim ky që do të pasohet nga një konferencë për shtyp, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë