Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Josep Borrell i bashkohet thirrjes për pauzë humanitare në konfliktin Izrael-Hamas

NULL NULL
23.10.2023 09:45
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, iu bashkua thirrjeve të hënën për një pauzë humanitare në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit për të lejuar më shumë furnizime me ndihma në Gazë.

“Tani gjëja më e rëndësishme është që mbështetja humanitare të shkojë në Gaza” raporton Reuters se Borrell  tha për mediat, teksa mbërriti për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. Borrell tha se ministrat do të diskutojnë thirrjen për një pauzë.

“Personalisht, mendoj se nevojitet një pauzë humanitare për të lejuar që mbështetja humanitare të hyjë dhe të shpërndahet”, tha Borrell./Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme