Jonah Hill do të ndalojë promovimin e filmave për të mbrojtur shëndetin e tij mendor NULL NULL 20.08.2022 20:04 20.08.2022 20:04 Jonah Hill ka njoftuar se do të ndalojë promovimin e filmave të tij për të mbrojtur shëndetin e tij mendor. Aktori i “Superbad” tha se ai kishte vuajtur nga sulmet e ankthit për 20 vjet, të cilat ishin “përkeqësuar nga paraqitjet në media dhe ngjarjet e përballjes publike”. Ai nuk do të bëjë asnjë promovim për dokumentarin e tij të ri “Stutz”, që ka të bëjë me marrëdhënien e tij me një terapist. Psikologia Dr. Sandra Wheatley tha për Radio 1 Newsbeat se vendimi i tij ishte “një mesazh vërtet i rëndësishëm”. Ajo tha se fakti që dikush që ka kaq shumë për të humbur është i përgatitur të tërhiqet, duhet përshëndetur, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv Jonah, 38 vjeç, foli për shëndetin e tij mendor në një letër të hapur të publikuar nga Deadline përpara Stutz-it, në vitin 2017. Filmi është xhiruar në fshehtësi dhe ndjek rrugëtimin e yllit të Hollivudit me terapistin e tij, ndërsa eksploron shëndetin mendor në përgjithësi. “Kam arritur të kuptoj se kam kaluar gati 20 vjet duke përjetuar sulme ankthi, të cilat përkeqësohen nga paraqitjet në media dhe ngjarjet e përballjes publike”, tha ai në letër. “Jam shumë mirënjohës që filmi do të bëjë premierën e tij botërore në një festival prestigjioz të filmit… dhe mezi pres ta ndaj me publikun në mbarë botën me shpresën se do të ndihmojë ata që po luftojnë. Megjithatë, nuk do të më shihni atje jashtë duke promovuar këtë film, apo ndonjë nga filmat e mi të ardhshëm, ndërkohë që unë marr këtë hap të rëndësishëm për të mbrojtur veten”, tha aktori