Jon Ajeti përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Asociacionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportivë NULL NULL 01.03.2021 19:55 01.03.2021 19:55 Asociacioni ndërkombëtar i Gazetarëve Sportivë (AIPS) të hënën (01.03.2021) ka mbajtur mbledhje me të gjitha vendet anëtare të saj nga Evropa, përfshirë edhe Kosovën. Nikoqirë të kësaj mbledhje ishin i pari i AIPS, Gianni Merlo dhe Sekretari Gjeneral, Jura Ozmec. Temë kryesore ishte gjendja e gazetarëve sportive në këtë kohë pandemie si dhe mënyra e organizimit të ceremonisë ndërkombëtare të AIPS. Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) në këtë konferencë online përmes platformës “ZOOM” e përfaqësoi nënkryetari i saj, Jon Ajeti. Të gjithë pjesëmarrësit morën fjalën duke shpjeguar situatën momentale në gazetarinë sportive e cila ishte e ngjashme në gjithë Evropën. Nënkryetari i SHGSK-së Jon Ajeti, foli rreth problemeve që po përballet gazetaria sportive në Kosovë. Përkundër vështirësive, ai vuri në dukje një aspekt pozitiv që nuk ka ndonjë gazetar të larguar apo që kanë humbur vendet e tyre të punës në Kosovë si pasojë e pandemisë COVID-19. Pasi dëgjoi komentet e të gjithë përfaqësuesve, Presidenti i AIPS-a Gianni Merlo kërkoi nga të gjithë që ta vazhdojnë punën e tyre pasi përkundër shumë telasheve, gazetaria sportive ka arritur që të qëndrojë deri diku e qëndrueshme. Në fund, kishte dhe shumë propozime rreth ceremonisë Gala Awards për gazetarët e vitit që do të organizohet nga AIPS-a . Për mënyrën se si do të organizohet kjo ngjarje do të bëhet e ditur në mbledhjen e radhës që do të mbahet në muajin e ardhshëm. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.