Jolie e Pitt çift edhe në kinema NULL NULL 09.05.2015 08:00 09.05.2015 08:00 Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të jenë së bashku edhe në një film. Është ky filmi më i ri i Jolie, ku në rolin kryesor është vetë ajo dhe burri saj Pitt. By the Sea flet për një shkrimtar amerikan, Roland, që e luan Pitt, dhe gruan e tij, Vanessa, që luhet nga Jolie. Ata shkojnë në një vend të bukur, piktoresk pranë detit, në Francën e vitit 1970. Për Rolandin dhe Vannesën vendi i bukur nuk mund që t’i parandalojë edhe krizat e tyre në martesë. “Kjo është një storie për një lidhje që thjeshtë ka dalë nga binarët dhe tregon këmbënguljen e këtij çifti për ta rimëbëkëmbur dashurinë”, është shprehur Jolie në një deklaratë. By the Sea është një film që është insipruar nga kinemaja dhe teatri europian i viteve ‘60 dhe ‘70. Pitt dhe Jolie kanë luajtur së bashku në filmin Mr. & Mrs.Smith. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Fansat mendojnë se Taylor Swift doli në publik me Travis Kelce për të shkëputur vëmendjen nga divorci i Sophie Turner 2 days
Ndërkombëtar Heidi Montag thotë se ajo pothuajse vdiq pas kreu 10 operacione plastike në të njëjtën kohë 1 week