Johnson: Ukrainasve u takon të vendosin nëse duan një marrëveshje paqeje NULL NULL 30.06.2022 14:49 30.06.2022 14:49 I takon popullit ukrainas të vendosë nëse dhe kur duan të arrijnë një marrëveshje me Rusinë për të arritur paqen, thotë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Ai thotë se i takon presidentit Volodymyr Zelensky dhe popullit ukrainas të vendosin, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Ne nuk mund të bëhemi më ukrainas se ukrainasit, të gjithë e kuptojnë këtë”, ka thënë ai. “Detyra jonë është thjesht të justifikojmë parimin, të mbrojmë të drejtën e ukrainasve për të mbrojtur veten e tyre. Kjo është ajo që ne po bëjmë.” Por, Johnson thekson se presidenti rus Vladimir Putin nuk po ofron një marrëveshje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 43 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 54 minuta më parë