Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Johnny Depp kalon natën në shoqërinë e një brune

NULL NULL
01.06.2016 18:20

Johnny Depp dukej i relaksuar derisa është parë duke festuar me një brune të panjohur për syrin e publikut deri në orën 2 pas mesnate.

Aktori 52 vjeçar që kohëve të fundit është marrë në pyetje nga policia pas deklaratave se ai ka sulmuar fizikisht ish gruan e tij, modelen Amber Heard, është parë duke pirë kokteje dhe duke qeshur me bukuroshen në një hotel në Stockhlom të Suedisë kunata kushton rreth 8000 funta, transmeton Klan Kosova.

Ai ka lujatur me grupin e tij, The Hollywood Vampires në këtë hotel dhe më pas ka bindur stafin e po këtij hoteli që të hapin barin edhepse ai ishte mbyllur, megjithatë raportohet se ai ka lënë një faturë të majme.

Fotografitë tregojnë se ai ka veshur një bluzë ngjyrë kafe dhe shumë grim të skenës, përfshirë edhe një “eyeliner” në sy derisa u pa në shoqëri shumë të mirë.

Aktori vazhdimisht ka mohuar deklaratat se ai ka goditur modelen me një telefon të mençur duke i shkaktuar asaj plagë derisa avokatët e tij insistojnë se modelja është në kërkim të parave të aktorit andaj ka përdorur këtë kauzë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.