Johnny Depp do të rikthehet në filmin “Fantastic Beasts 3” NULL NULL 11.10.2018 16:03 11.10.2018 16:03 Johnny Depp ka konfirmuar se do të kthehet në Fantastic Beasts 3, prodhim që pritet të fillojë në ‘mes të vitit të ardhshëm’. Aktori tha se e dashuronte rolin e tij dhe mezi po pret që të fillojë xhirime për filmin e tretë, Në një intervistë me Collider të martën, 55-vjeçari tha: “Mundësitë në atë botë janë të hapura, kështu që mund të provoni me të vërtetë çdo gjë. Dhe mezi po pres xhirimet e rradhës.” Pjesëmarrja e Depp në rolin e Gellert Grindelwald u minua për shkak se fansat shprehën zhgënjim ndaj yllit të Hollyëood pasi ky i fundit u akuzua për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja Amber Heard. Por mesa duket regjisori David Yates vendosi që ti rijapë rolin aktorit.