John Travolta dhe Olivia Newton-John befasojnë fansat, rikthejnë kostumet e “Grease” NULL NULL 14.12.2019 17:00 14.12.2019 17:00 John Travolta dhe Olivia Neëton-John entuziazmuan fansat duke rikrijuar karakteret e tyre ikonë nga seritë e “Grease” – hera e parë që ata visheshin si “Sandy dhe Danny” që nga debutimi i filmit hit në vitin 1978. Dyshja të veshur të tillë u shfaqen në “Meet n’Grease” edhe në të në West Palm Beach, njofton Klan Kosova. Travolta, 65 vjeçar, e veshi kostumin nga skena e fundit – një këmishë të zezë, xhaketë të lëkurës dhe flokët i kishte bërë në stilin e ‘rockabilly’. Neëton-John, 71 vjeç, kishte veshur një veshje të ngjashme me kostumin e vajzës shkollore të Sandyt. “Hera e parë në kostum që kur kemi bërë filmin!”, shkroi Newton-John, raporton People. Xhaketa që kishte veshur ajo në film ishte vënë në ankand për 243 mijë dollarë këtë muaj – dhe më pas i është kthyer aktores. Të hollat do të shkojnë në fondacionin e Olivia Newton-John në Melbourne, Australia, ku edhe do të shfaqet veshja. View this post on Instagram First time in costume since we made the movie ! So excited!! A post shared by Olivia Newton-john (@therealonj) on Dec 13, 2019 at 5:11pm PST *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.