Joe i kënaqur që në pandemi kaloi më shumë kohë me familjen NULL NULL 04.05.2021 23:10 04.05.2021 23:10 Joe Jonas-it po i pëlqen roli i babait Këngëtari 31-vjeçar i grupit Jonas Brothers bëri një paraqitje në CBS, ku foli rreth faktit të të qenit baba pasi erdhi në jetë vajza e tij tashmë nëntëmuajshe, Willa. Gjatë bisedës, ai u pyet lidhur me atë që po kalon më shumë kohë në shtëpi me familjen e tij. Joe tha se koha aty ka qenë “e mrekullueshme”. “Ka qenë kohë e detyruar në shtëpi – unë jam gjithmonë në lëvizje, gjithmonë duke udhëtuar dhe duke bërë turne. Të jem në një vend për një kohe solide dhe të kem këmbët në tokë dhe të jem me familjen time, familjen time të ngushtë, është koha që nuk mendoj se do të rikthehet. Jam shumë mirënjohës dhe falënderues”, shtoi ai. Jonas po ashtu i referohej vajzës së tij si “e mrekullueshme” dhe zbuloi diçka që ai ka mësuar. “Dremitjet janë të këndshme. Gjithandej”, përfundoi artisti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.