Joe Biden vendos pro-kosovarët në top pozitat diplomatike (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 2 months më parë nga Besnik Tahiri 2 months më parë Më 20 janar, Joe Biden do të betohet që për katër vjet të jetë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë 78 vjeçari ka kompletuar ekipet e qeverisjes së tij. Në krye të Departamentit të shtetit që është Ministria e jashtme amerikane ai ka vendosur tre top diplomat. Secili në mënyrën e tij kanë lidhje të forta e të veçanta politike me Kosovën. I nominuar për sekretar shteti është Antony Blinken i cili bashkë me Joe Bidenin sa ishte zëvendëspresident kishin vizituar Prishtinën dhe ishte angazhuar për forcimin e Republikës kosovare. E dyta në State departament do të jetë Wendy Sherman person fortë i besuar i ish-sekretares, Madeleine Albright. Sherman ka punuar me refugjatët e luftës së Kosovës. Top tre në diplomacinë e Washingtonit do të rikthehet Victoria Nuland, që mbajti postin e ndihmëssekretares gjatë administratës Obama ku Biden ishte zëvendëspresident. Nuland njihet për ardhjet e saj të shpeshta me mision diplomatik në Prishtinë . Ndërkohë për shef të ri të CIA (Agjencia Qëndrore e Inteligjencës) është nominuar William Burns që njihet për afërsi me disa liderë kosovarë. Vizitën më të rëndësishme në Kosovë sa ishte nën-sekretar i shtetit Burns e bëri më 18 shkurt 2012 një ditë pas festimit të pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë .