Jo vetëm francezët, Shqipëria ka “rrëmbyer” edhe turistët gjermanë, Rama: Dyfishi i vitit të kaluar NULL NULL 15.08.2022 12:52 15.08.2022 12:52 Pas dyfishimit të turistëve francezë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se edhe ata gjermanë janë dyfishuar. Rama ka bërë të ditur se Shqipëria në periudhën janar-korrik është vizituar nga 100 mijë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, njofton Klankosova.tv. “Mbi 100.000 turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52.000 në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan Rama, krahas një artikulli të gazetës gjermane.