“Jo në emrin tim”, protestë kundër dënimit të Salih Mustafës nga Specialja (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 24.12.2022 20:09 nga Qendresa Tershana 24.12.2022 20:09 Dënimi i komandantit Salih Mustafa, me 26 vjet burgim si fajtor për vrasje, ndalim arbitrar dhe torturë gjatë luftës, shtyu Partinë Social Demokrate t’i thërrasë qytetarët për kundërshtim të Gjykatës Speciale. Kërkesa konkrete qe në drejtim të kuvendit, andaj edhe leximi i saj u bë para derës së këtij institucion që po ruhej nga policia. “Duhet të ndërrohet juridiksioni i kësaj gjykate. Është moment urgjence, duhet të veprojmë tash”, tha kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, njofton Klan Kosova. Udhëheqësit aktualë të Organizatës së Veteranëve, protesta e joparlamentarëve iu duk madhështore, andaj kritikat ua drejtoi kuvendarëve të tashëm e edhe ndërkombëtarë. “Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet që i ka shkaktuar pushtuesi serb. Ajo po gjykon luftën tonë çlirimtare”, tha Faton Klinaku. Kjo u tha të mos jetë protesta e vetëm në kundërshtim të Speciales. Nga PSD paralajmëruan se të tilla do të ketë edhe në të ardhmen nëse kuvendi nuk fillon me ndryshimin e ligjit për specialen. Madje premtuan fillim të kësaj nisme me nënshkrime të qytetarëve.