JK Rowlingun nuk e lëshon inati ndaj yjeve të filmave Harry Potter NULL NULL 19.03.2025 21:01 19.03.2025 21:01 Autorja e famshme e serisë së Harry Potter, JK Rowling, është përfshirë sërish në polemika pas një deklarate që duket si një kritikë e re ndaj aktorëve kryesorë të filmave, përfshirë Daniel Radcliffe dhe Emma Watson. Kjo vjen disa muaj pasi Rowling pohoi se nuk do t’i falte kurrë Radcliffe dhe Watson për distancimin e tyre publik nga ajo. Pavarësisht viteve bashkëpunimi për të sjellë në jetë librat e saj, aktorët Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint janë distancuar nga Rowling për shkak të mospajtimeve mbi disa komente kontroverse të autores lidhur me komunitetin LGBTQ+. Ndër këto komente ishte një deklaratë e Rowling ku sugjeronte se do të preferonte të shkonte në burg sesa t’i referohej një personi transgjinor me përemrat e tyre të preferuar. Në përgjigje të polemikave, Daniel Radcliffe kërkoi falje për ‘dhimbjen’ që komentet e Rowling mund t’ia kenë shkaktuar komunitetit trans, ndërsa Emma Watson kishte shprehur solidaritet me këtë komunitet duke i siguruar ata se “shumë njerëz në botë i shohin, i respektojnë dhe i duan për atë që janë.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Billie Eilish shpërthen në lot gjatë rrëfimit për imazhin trupor në intervistën për British Vogue 1 week