Jim Belushi me fermë kanabisi, e viziton miku i ngushtë i vëllait të ndjerë NULL NULL 09.07.2021 18:55 09.07.2021 18:55 Aktori amerikan me prejardhje shqiptare, Jim Belushi, tashmë dihet se ka hapur një fermë për kultivimin e kanabisit. Mirëpo ai dje në fermë ka pasur një mysafir më të veçantë se sa herave të tjera. Atij për vizitë i ka shkuar aktori dhe komiku Danny Aykroyd, i cili njihet si njëri prej “Blues Brothers”, apo edhe si mik i ngushtë i John Belushi-t, komikut të ndjerë i cili ishte vëlla i Jim-it. “Danny Aykroyd vjen në Fermën e Belushit për t’i parë të rriturat”, ka qenë mbishkrimi që Belushi ia ka vënë fotos ku ka pozuar bashkë me Aykroyd-in. Danny Aykroyd comes to Belushi’s Farm to see the grow! pic.twitter.com/FCD77iRJx6 — Cannabis Farmer: Jim Belushi (@JimBelushi) July 8, 2021