Jetmir Zeqiri, transferimi i dytë i Borës NULL NULL 04.06.2024 12:28 04.06.2024 12:28 Jetmir Zeqiri është transferimi i dytë i klubit të inkuadruar sivjet në elitën e basketbollit kosovar, Bora. Burime të Asistionline të afërta me lojtarin kanë bërë me dije se marrëveshja është arritur sot dhe lojtari nga Shkupi në edicionin e ri do jetë pjesë e ekipit prishtinas. Zeqiri në edicionin që sapo lamë pas, ishte pjesë e skuadrës së Pejës, ai ka luajtur për një kohë edhe te Prishtina.