Jetmir Zeqiri i bashkohet Pejës NULL NULL 25.12.2023 14:11 25.12.2023 14:11 Klubi i Basketbollit Peja, ka njoftuar se ka nënshkruar me Jetmir Zeqirin. Zeqiri do të jetë pjesë e kampionit aktual deri në fund të sezonit, njofton Klankosova.tv. “KB Peja njofton arritjen e marrëveshjes me basketbollistin Jetmir Zeqiri, i cili për pjesën tjetër të sezonit do jetë pjesë e skuadrës verdhezi”, thuhet në njoftim. “Zeqiri ka ndërtuar karrierë në Maqedoni e Kosovë, dhe tani bashkohet me Pejën për aventurën e radhës”.