Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jeta Krasniqi: Viktimat e dhunës seksuale janë heroinat kosovare

NULL NULL
16.10.2015 23:36

Këshilltarja politike e Presidentes së Kosovës, Jeta Krasniqi, duke folur rreth instalacionit “Mendoj për Ty”, të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe dokumentarit me emër të njëjtë të producentes Anna Di Lellio, ka treguar edhe arsyet përse ky instalacion është përkrahur edhe nga Presidenca e Kosovës.

Në Ora e Fundit në Klan Kosova, ajo ka thënë se viktimat e dhunës seksuale janë gra që kanë vuajtur shumë dhe meritojnë paqen.

“Instalacioni është përkrahur edhe nga Presidenca. Për ne nuk ishte e lehtë të shiheshin rrëfimet e grave, por kishte momente dhe emocione pozitive, sepse ky instalacion tregon se ato gra janë të forta”.

“Dhuna seksuale është një mjet lufte. Viktimat e dhunës seksuale kanë vuajtur shumë. Është e vërtetë se pa e gjetur paqen viktimat e luftës, asnjë nga ne nuk mund të gjejë”.

“Ato janë heroinat tona”.

 klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.