Jese në planet e Benitez NULL NULL 20.06.2015 14:53 20.06.2015 14:53 Jese Rodriguez do të vazhdoj të jetë pjesë e Real Madridit, pasi ka marrë konfirmimin nga trajneri se ai është në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Rafa Benitez pati treguar interes në tranferimin e Jese edhe kur drejtonte stolin e Napolit. Kjo pasi spanjolli e sheh atë si lojtar shumë perspektiv. Menaxheri i Real Madrid e sheh të ndritshme të ardhmen e të riut, pas një sezoni me pak paraqitje që prej lëndimit të tij. Benitez qysh në ditët e para të arritjes në Madrid pati thënë se do të dëshironte që Jese të qëndronte, prandaj duket se e ardhmja e lojtarit do të vazhdoj të jetë klubi mbretëror. Sulmuesi gjithherë ka thënë që do vetëm një gjë – të fitoj duke në fanelën e bardhtë të Madridit. “Unë erdha këtu në moshën 13 vjeçare dhe tani kam 22. Do të dëshiroja të mbush 40 vjeç kur të largohem”. “Ky është klubi im i jetës. Prandaj nuk do të dëshiroja të huazohesha ose largohesha”. Jese tashmë ka filluar të stërvitet në planin personal që të jetë në formën e duhur për parasezonin me ‘Los Blancos’.