Jep dorëheqje kryetari i KB Prishtinës NULL NULL 14.11.2022 17:50 14.11.2022 17:50 Kryetari i klubit të basketbollit Prishtina, Burim Maraj, ka dhënë dorëheqje. Kjo është bërë e ditur nga klubi kryeqytetas, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Në njoftim është bërë e ditur se arsyeja e dorëheqjes është personale, transmeton Klankosova.tv. “Për arsye personale, sot kryetari i klubit, z. Burim Maraj, dha dorëheqje nga pozita e të parit të bardhekaltërve”, thuhet në njoftim. “Burimi e pranoi klubin në një moment të vështirë post-pandemik dhe me kontributin e pashoq, arriti që të ketë progres të madh në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në klub”. “KB Sigal Prishtina dhe poashtu i gjithë stafi i shprehin një falënderim të veçantë dhe i urojnë z. Maraj suksese edhe më të mëdha në karrierë”.