Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jennifer Lopez shkëlqen edhe kur shkon në palestër

NULL NULL
25.08.2019 12:00

Jennifer Lopez duket se ka dëshirë të shkëlqejë edhe kur djersitet.

Këngëtarja 50 vjeçare ka ushtruar shumë dhe ka mbajtur një regjim shumë të ashpër ushqimor gjatë tërë vitit pasi ajo është në përgatitje për filmin e saj të ri “Hustlers” ku ajo luan rolin e një striptisteje që quhet Ramona.

Dhe kur ajo ushtron fort në Miami bashkë me të fejuarin e saj Alex Rodriguez, duket se janë vetëm një palë tuta sportive që ajo preferon t’i mbathë: Beyond Yoga Alloy Ombre High Waisted Midi Legging(110 dollarë).

Këto tuta të ngushta sportive kanë një shkëlqim që fillon prej kyçit të këmbëve dhe më pas fillon të zhduket drejt pjesës së sipërme.

Lopez duket se i pëlqen aq shumë këto tuta sportive sa ajo i ka ato në tri ngjyra të ndryshme – të bardha, të zeza dhe ngjyrë rozë – të cilat i ka veshur shumë herë qysh nga muaji nëntor i vitit 2018.

Tutat që shkëlqejnë, Lopez i kombinon gjithmonë me aksesorë glamurozë, si syze shumë të mëdha, vathë të mëdhenj, atletet e markës Adidas dhe pa dyshim me çantat e ndryshme nga marka luksoze Hermes Birkin.

 

 

lajme të ngjashme