Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ndajnë pamje nga darka e tyre familjare

NULL NULL
16.06.2021 22:56

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit gjatë një darke familjare, ku ata u shfaqën shumë pasionantë.

Dyshja kanë ringjallur romancën e tyre dhe vazhdimisht e tregojnë se sa të lumtur janë.

Lopez dhe Affleck gjatë tërë kohës në darkë nuk mund t’ia ndanin sytë njëri-tjetrit dhe vazhdimisht përqafoheshin, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Darkës së tyre iu bashkuan edhe binjakët e Jenniferit, Emme dhe Max me të cilin Beni kohë pas kohë bisedonte dhe buzëqeshte.

Thuhet se darkës iu bashkua edhe motra e Jenniferit, Lynda Lopez gjë që tregon se gjërat mes çiftit të famshëm po bëhen shumë serioze.

lajme të ngjashme