Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez e konfirmojnë zyrtarisht ndarjen

NULL NULL
15.04.2021 15:43

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, dhe ish i fejuari i saj, Alex Rodriguez, zyrtarisht e kanë konfirmuar ndarjen e tyre.

Tashmë, ish-çifti e kanë ndarë një njoftim për revistën People, në të cilën kanë thënë se për ata është më mirë të mbesin miq.

“Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta”.

“Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi është të themi faleminderit për të gjithë ata që na kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje gjatë kësaj faze”, thuhet në deklaratë.

lajme të ngjashme