Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jennifer Aniston përlotet në episodën lamtumirës në sezonin e 19-të dhe të fundit të “The Ellen DeGeneres Show”

NULL NULL
12.09.2021 18:55

Ellen DeGeneres do të nisë sezonin e 19-të dhe të fundit të “The Ellen DeGeneres Show” nesër duke mirëpritur një studio plot me anëtarë të audiencës për herë të parë.

Jennifer Aniston, e ftuara për herë të parë në vitin 2003, u emocionua kur u kthye për të ndihmuar Ellen të festojë sezonin e saj të lamtumirës.

Ellen DeGeneres ka shumë terren për të mbuluar në sezonin e 19 -të dhe të fundit të talk shoë -t të saj, për të cilin ajo premton se do të jetë një “festë e madhe”.

Ajo synon të përshëndesë shikuesit e vjetër, t’i rikujtojë mysafirët dhe të shfaq paraqitjet e hershme të yjeve të rinj si Rihanna e Justin Bieber, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo do të jetë një falënderim për të gjithë, sepse asgjë nuk mund të bëhej pa mbështetjen e fansave”, tha DeGeneres.

Episodet e saj të fundit, pritet të jenë të ngarkuara me yje dhe persona që u bënë të njohur për shikuesit, duhet të lejojnë që emisioni të përfundojë me vlerësime të larta.

Vendimi për t’i dhënë fund ishte marrë prej kohësh, por DeGeneres tha se ishte studio ajo që e nxiste të vazhdonte deri tani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.