Jenna Dewan fejohet me Steve Kazee NULL NULL 19.02.2020 22:00 19.02.2020 22:00 Zilet e dasmës po bien për Jenna Dewan dhe babanë e ardhshëm, Steve Kazee. Të martën, aktorja 39 vjeçare e “Step Up”, e cila po pret fëmijën e parë me Kazee, 43 vjeçar, njoftuan fejesën e tyre në Instagram, njofton Klan Kosova. “Një jetë të tërë për të dashuruar dhe rritur me ty…ti ke zemrën time”, ka shkruar krahas fotografisë Dewan. Kazee gjithashtu shkroi: “Kur ti zgjohesh në mëngjes, unë do të pushtë fytyrën tënde me një buzëqeshje që s’e ka parë kush. Kur të zgjohesh në mëngjes, unë do të puthë sytë tu dhe do të them se ishte ti ajo që të desha gjithë këto vjet”. Për Dewan ky është fëmija i dytë, derisa të parin e ka me ish-burrin e saj, Channing Tatum. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.