Jeni i lindur në shtator? Ja çfarë thotë shkenca për ju NULL NULL 07.09.2018 09:04 07.09.2018 09:04 Jeni ndër ata që keni lindur në muajin shtator? Nëse po, tani mund t’i gjeni arsyet pse duhet të jeni të lumtur për këtë! Sipas shkencës personat e lindur në muajin Shtator janë të prirur për sukses. Një hulumtim i bërë në Amerikë thekson se personat e lindur në Shtator kanë gjasa të jetojnë deri në 100 vjet. Kjo sigurisht është arsye për të festuar. Njerëzit e lindur në shtator janë gjithmonë shumë të ndryshëm nga të tjerët. Ata gjithmonë dallojnë nga rrethi I tyre dhe kanë karakteristika kurioze. Nuk janë vetëm cilësi mbresëlënëse që ata kanë, por edhe shumë gjëra të lidhura që përcaktojnë jetën e tyre. Ata janë shumë serioz për punën dhe profesionin e tyre dhe shpesh bëjnë përpjekje shtesë për të shkëlqyer në jetë. Ata janë folës të lindur. Kanë cilësinë e pamasë në oratori dhe fuqi të madhe për t’i bindur të tjerët me fjalimet e tyre. Cilësia e pamasë e të folurit me tonin e kërkuar është cilësia më mbresëlënëse që ata kanë. Ata e njohin fuqinë dhe ndikimin e tyre dhe shpesh e keqpërdorin atë. Ju do të shihni natyrën sarkastike të njerëzve të lindur në shtator shumë shpesh. Megjithatë, ata nuk e bëjnë atë seriozisht dhe shpesh e kufizojnë atë për shaka dhe argëtim. Ata kurrë nuk lënë asgjë në mes derisa arrijnë përsosmërinë. Ata janë artistë të lindur. Njerëzit e lindur në Shtator janë shumë të talentuar dhe kanë interes në fushën e artit. Ata janë njerëz shumë të ndërgjegjshëm për shëndetin dhe mbajnë dietë të shëndetshme dhe mënyrën e jetesës kur bëhet fjalë për ushqim. Personat e lindur në Shtator janë detektivë profesionistë. Ata gjithmonë kanë prirje për të hetuar. Janë dyshues dhe kanë aftësi shumë të mira analitike dhe logjike dhe që i ndihmojnë ata të hetojnë çdo çështje. Ata e dashurojnë ushqimin. Gjithmonë tentojnë të krijojnë një ekuilibër mes dashurisë për ushqim dhe stilit të jetesës së shëndetshme. Kjo është pika më e madhe e tyre pozitive pasi mund ta kontrollojnë veten. Ata besojnë në vetë-përmirësimin. Njerëzit e lindur në shtator kanë aftësi për të analizuar vetë dhe për të gjetur të metat e tyre, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025