“Jemi të mobilizuar për ta kundërshtuar këtë Qeveri” NULL NULL 19.09.2017 08:17 19.09.2017 08:17 Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Besa Gaxherri, ka thënë se Qeveria Haradinaj është e rrezikshme për vendin, pasi është e varur nga Lista Serbe. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka bërë me dije se LDK-ja është mobilizuar për t’i kundërshtuar veprimet e kësaj Qeverie. Gaxherri ka thënë se fat i mirë është se këtë herë opozita do të jetë më e fuqishme se kurrë më parë. Ajo ka theksuar se LDK-ja do të luajë rol konstruktiv në zhvillimet që e presin vendin. Gaxherri ka thënë se LDK-ja, duke bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje!, intensivisht do të punojë që ditët e kësaj Qeverie të jenë sa më të shkurtra. Duke folur për përbërjen e kësaj Qeverie, ajo ka thënë se Kosova prej pas luftës nuk ka pasur Qeveri më të dobët.